Ndërsa thashethemet që lidhin Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic me klube të ndryshme janë zbutur kohët e fundit, një tjetër sulmues i Juventusit mund të largohet ende nga Torino para mbylljes së merkatos.
Në dy javët e fundit, Milani ka qenë aktivisht i interesuar për 23-vjeçarin Moise Keane. Raportohet se kuqezinjtë do të donin ta joshin lojtarin në San Siro.
Por sipas Tuttosport, skuadra e Stefano Piolit nuk është i vetmi që po e vështron sulmuesin. Përveç Milanit, Keane ndiqet nga Sevilla dhe Fulham. /G.D abcnews.al/