Zjarrfikësit luftuan edhe një tjetër ditë për të shuar një zjarr masiv në ishullin spanjoll të Tenerife prej gjashtë ditësh, duke detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zjarri që shpërtheu natën e së martës së kaluar ka djegur deri më tani rreth 128,000 hektarë pyll brenda parkut kombëtar rreth vullkanit Teide, majës më të lartë të Spanjës.
Përpjekjet për ta shuar atë u penguan nga topografia e vështirë e terrenit, e përbërë nga kanione dhe shkëmbinj të thepisur dhe nga vala e fundit e të nxehtit.
“Më e keqja është pas nesh,” tha kreu i rajonit të Ishujve Kanarie, Fernando Clavijo, për stacionin radiofonik Cadena SER këtë mëngjes.
Autoritetet lejuan disa nga 12,000 njerëzit e evakuuar nga fshatrat Arafo dhe Kandelaria të kthehen në shtëpitë e tyre të dielën, tha Claviho.
Clavijo vuri në dukje se zjarri ishte pothuajse me siguri i shkaktuar nga dora e njeriut dhe tha se policia po kryente një hetim për të identifikuar dhe arrestuar zjarrvënësit.
Ndërkohë, shërbimi kombëtar i motit AEMET tha se një tjetër valë të nxehti do të prekë Spanjën kontinentale sot, duke rritur më tej rrezikun e zjarrit.
/abcnews.al