Kompozitori serbo-kroat Goran Bregoviç i është ndaluar hyrja në Moldavi për arsye “sigurie”, një vend që është fqinj me Ukrainën dhe ka forcuar kontrollet kufitare që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur në shkurt 2022.
Sipas shtypit, artisti i famshëm 73-vjeçar “mbështeti hapur aneksimin e Krimesë “, kur dha një koncert në mars 2015, dhe pushtimin e Ukrainës.
“Me keqardhje ju informojmë se Goran Bregovic dhe grupi i tij nuk do të mund të performojnë sonte, për arsye që nuk kanë të bëjnë as me organizatorët dhe as me artistët, ” tha Festivali Muzikor Gustar, një orë nga kryeqyteti Kishinau.
“Për fat të keq, ata nuk u lejuan të hynin në Republikën e Moldavisë, ndërkohë që kishin zbritur tashmë në aeroport”, thuhet në një mesazh të postuar nga organizatorët e festivalit në platformën Facebook.
Bregovic, sipas deklaratës së tij të lëshuar nga organizatorët, është “shumë i zhgënjyer që ai u dëbua pa asnjë shpjegim zyrtar .
“Unë jap koncerte njëri pas tjetrit në të gjithë Euorpën dhe nuk kam hasur kurrë në ndonjë problem,” shtoi ai.
Dje ishte planifikuar të performonte edhe grupi ukrainas Kalush Orchestra, i cili fitoi Eurovision 2022.
Autoritetet në ish-republikën sovjetike janë në gatishmëri të lartë mes përshkallëzimit të tensioneve me Moskën.
/abcnews.al