E zuri në befasi, NASA plan për të identifikuar asteroidët

schedule23:17 - 28 Shtator, 2019

schedule 23:17 - 28 Shtator, 2019

NASA ka zbuluar se po ndërton një teleskop të ri për të vëzhguar hapësirën për asteroidët e rrezikshëm, të cilët mund të kenë një kurs përplasjeje me Tokën. Teleskopi me infra të kuqe pritet të kushtojë rreth 600 milionë dollarë dhe do të lëshohet në hapësirë në vitin 2025.

Mjeti i ri do t’i japë mundësi NASA-s që të gjejë 90% të objekteve të pazbuluara që rrotullohen rreth Tokës dhe që kanë një mundësi ta godasin planetin tonë brenda 10 vitesh. Teleskopi i ri është bazuar në një mision të mëparshëm, i cili u propozua në vitin 2013, por nuk arriti të finalizohej.

Projekti “u ringjall” pasi një asteroid i madh, mjaftueshëm sa për të fshirë nga faqja e dheut një qytet, kaloi 45.000 milje larg Tokës këtë verë. Ky asteroid u zbulua vetëm një ditë përpara se të kalonte nga një observator në Brazil.

Nëse shkëmbi hapësinor do të kishte hyrë në atmosferën e Tokës, do kishte rezultuar një katastrofë pasi do të shkatërronte një zonë rreth 80 kilometra sipas NASA-s./abcnews.al