Presidenti amerikan Joe Biden tha se është i gatshëm të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping, në nëntor në SHBA për samitin e Azi-Paqësorit (APEC).
“Shpresoj të vazhdoj bisedën që patëm në Bali në vjeshtë,” tha Biden kur u pyet gjatë një konference për shtyp pas një samiti trepalësh me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut Yun Seok-geil në Camp David, jo shumë larg Uashingtonit.
Ai i referohej takimit të tij me Xi në nëntor 2022 në Bali, Indonezi, gjatë një samiti të G20. Ai e bëri deklaratën edhe kur Uashingtoni, Tokio dhe Seuli dënuan “sjelljen e rrezikshme dhe agresive” të Pekinit në samit.
/abcnews.al