Gianluigi Buffon: Për mua, Casillas është portieri më i mirë i të gjitha kohërave

schedule16:48 - 18 Gusht, 2023

schedule 16:48 - 18 Gusht, 2023

Ish-portieri italian, Gianluigi Buffon ndau mendimin e tij për vlerësimin e lojës së tij nga persona të tjerë dhe emëroi portierin më të mirë në histori, sipas tij.

“Falënderoj njerëzit që mendojnë se jam portieri më i mirë i të gjitha kohërave, por nuk jam. Ata mendojnë kështu, sepse unë zgjata shumë.

Por për mua, portieri më i mirë i të gjitha kohërave është nga Spanja, Iker Casillas luajti për klubin më të madh në Evropë dhe fitoi gjithçka, si në klub ashtu edhe në kombëtare”, tha Buffon.

Buffon përfundoi karrierën e tij si lojtar në moshën 45-vjeçare. /G.D abcnews.al/