Në botën e Barbie jeton fjalë për fjalë një burrë 44-vjeçar nga Singapori, i cili ka ndërtuar një koleksion të madh prej më shumë se 12,000 kukullash.
Bëhet fjalë për Jian Yang, i cili pretendon se është një koleksionist lodrash që rastësisht ka shumë Barbie, të cilat i merr shpesh me vete në shfaqjet e tij publike, duke bërë sete fotografike për llogarinë e tij në Instagram.
Sipas Insajderit, Yang zotëron një nga koleksionet më të mëdha të Barbie në botë.
44-vjeçari, i cili punon në reklama, pranon megjithatë se numri i Barbi-ve që zotëron është një përllogaritje, pasi kohë më parë ai ndaloi së numëruari ato.
“Arsyeja e vetme që e di përafërsisht sa kukulla kam është sepse një mikesha ime dëshiron që ne të vendosim një rekord botëror Guinness”, shpjegon ai.
View this post on Instagram
Si nisi dashuria e 44-vjeçarit për kukullën e njohur
Yang, tani 44 vjeç, u fut në Barbies në vitin 1984, kur motra e tij bleu një kukull dhe ai filloi të luante me të.
“Unë luaja me të gjitha lodrat e mia së bashku, dhe do të bëja që Barbie të hipte në raketa, të fluturoja me aeroplanët e mi dhe të vinte në plazh me mua,” kujton ai, duke shpjeguar se nuk e kuptonte se si filloi koleksioni i tij./abcnews.al
View this post on Instagram