Juventusi po luan kundër SPAL-it, ndeshje e vlefshme për Serie A dhe po triumfon 1-0. “Zonja” mund të kishte shënuar edhe më shumë gola, por gardiani kuqezi, Etrit Berisha, po bën një paraqitje të shkëlqyer.
Fillimisht, Berisha bën një superpritje ndaj Aaron Ramsey, ndoshta pritja e tij më e mirë në karrierë. Më pas, gardiani kuqezi ndal edhe Sami Khedirën, i cili po ashtu tenton ta mposhtë me kokë nga një distancë e afërt. Pritja e Berishës është e shkëlqyer…/abcnews.al