I kishte shpëtuar dy atentateve më parë, vritet ish-agjenti sekret bullgar

schedule08:57 - 17 Gusht, 2023

schedule 08:57 - 17 Gusht, 2023

Biznesmeni dhe ish-agjenti Alexey Petrov u qëllua për vdekje në Sofje. Petrov u gjet i vrarë me armë zjarri në lagjen Dragalevtsi të Sofjes. Kjo është konfirmuar nga burime nga Ministria e Brendshme bullgare.

Në vendngjarje ka qenë edhe një grua, e cila është qëlluar me armë zjarri. Ajo u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Sipas të dhënave fillestare, të dy janë qëlluar me pushkë.

I lindur në vitin 1962, Petrov është një ish-beretë nga Skuadra Speciale Kundër Terrorizmit. Pasi la beretat, iu drejtua biznesit privat. Ai njihet si pronar i kompanive të sigurimit, duke përfshirë edhe themeluesin e kompanisë së sigurimeve “Apollo and Balkan” nga vitet 1990.

Ai ishte i pandehur në çështjen ndaj grupit kriminal “Oktapod”, i angazhuar në shantazh dhe zhvatje, por më pas u shpall i pafajshëm.

Petrov ka qenë edhe këshilltar i kryetarit të Agjencisë Shtetërore për Siguri Kombëtare në vitet 2008-2009, ndërsa për një kohë ka qenë edhe pedagog universitar në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore.

Më 14 gusht 2002, ndaj Alexey Petrov u krye një atentat i pasuksesshëm, në të cilin u qëllua në gjoks dhe në këmbë. Më 29 tetor 2015, kundër tij u krye një tjetër sulm i dështuar me granatahedhës.

Ukrainasi Roman Logvinenko, i dënuar si autor i atentatit ndaj Alexey Petrov në vitin 2015, u lirua herët nga burgu në maj, raportoi BTA.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!