Një defekt në sistemin elektronik të Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë një ATM-ve në mbarë vendin, pasi mijëra klientë u vendosën në radhë duke u përpjekur të përfitonin.
Banka njoftoi klientët herët pasditen e djeshme se kishte një problem me aplikacionin e saj online dhe faqen e tyre, pas ankesave të shumta. Ndërkohë, në mbrëmje, klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh.
“Lajmi u përhap me shpejtësi pas orës 17:00 dhe njerëzit nxituan të merrnin para që nuk i kanë të tyret. Është sikur të tërheqësh para falas”, tha një prej atyre që priste në radhë.
Në disa raste, defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 euro në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je.
Pavarësisht parave që morën, Garda e Irlandës tha në një njoftim se çdo cent i tërhequr do të duhet të kthehet pas.
Edhe Banka e Irlandës në një deklaratë të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të martës paralajmëroi klientët se çdo para e marrë nga llogaria e tyre do të debitohet.
/abcnews.al