I la vetëm 500 euro bakshish, kamarieri kërcënon klientin italian

schedule08:18 - 16 Gusht, 2023

schedule 08:18 - 16 Gusht, 2023

Një italian i pasur u ndoq nga pas dhe u qortua nga kamarieri i një restoranti në St Tropez pasi i kishte lënë vetëm 500 euro bakshish. Italiani, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u largua nga restoranti luksoz pasi kishte paguar faturën, së bashku me një bakshish bujar prej 500 eurosh.

Por kur arriti në parking, një nga kamarierët kishte zbritur pas tij duke e ndjekur. Punonjësi i restorantit i tërbuar i bërtiti duke i thënë se “500 euro nuk mjaftojnë” dhe i kërkoi të kthehej në restorant për të lënë më shumë para dhe për të dhënë një bakshish “minimumi” 1000 euro.

“Ai mendoi se bakshishi që i kishte dhënë ishte shumë bujar, por jo. Kamarieri i tha se shuma nuk i mjaftonte dhe se mund të bënte përpjekje për t’iu afruar shumës prej 1000 eurosh”, tha një mik francez i italianit për Nice Matin.

Klienti i restorantit u zemërua aq shumë nga mosmirënjohja, sa thuhet se i tha mikut të tij se nuk do të shkelte më kurrë aty.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!