Banka Botërore anulon ndihmën për Ugandën për shkak të homofobisë

schedule09:06 - 15 Gusht, 2023

schedule 09:06 - 15 Gusht, 2023

Banka Botërore nuk do t’i japë kredi të reja Ugandës për shkak të ligjit homofobik. Banka njoftoi javën e kaluar se për momentin nuk do të ketë financime të projekteve të reja në Ugandë, apo kredi të reja, për shkak të ligjit kundër homoseksualitetit që bie ndesh me vlerat e atij institucioni me qendër në Uashington.

Është një ligj që u miratua në maj dhe megjithëse nuk parashikon dënime për homoseksualët apo lezbiket, aktet seksuale janë të dënueshme. Një person kryen krimin e homoseksualitetit nëse kryen një akt seksual ose lejon një person të së njëjtës gjini të kryejë një akt seksual ndaj tij dhe dënohet me burgim të përjetshëm.

Personi që tenton të kryejë akt seksual dënohet me burgim deri në 10 vjet. Deri në 20 vjet burg parashikohet për “nxitjen e qëllimshme të homoseksualizmit”, dhe në “raste veçanërisht të rënda”, siç janë kontaktet seksuale me të mitur, është i mundur dënimi me vdekje. Prandaj, ky ligj është një nga më të rreptë në botë.

Ligji është kritikuar ashpër ndërkombëtarisht, përfshirë nga SHBA, BE dhe grupet e të drejtave të njeriut, por mbështetet nga shumë njerëz në Ugandë./abcnews.al