Presidenti amerikan Donald Tramp po përballet me një situatë të tensionuar përtej fushatës elektorale. Demokratët kërkojnë largimin e tij për atë që është cilësuar si “Ukraniagate”, por sa pranë impeachment është në të vërtetë kreu i shtëpisë së bardhë????
Nju jork Tajms dhe Uashington Post publikuan denoncimin e një nënpunësi të shërbimit amerikan të inteligjencës ndaj Donald Trump. Presidenti amerikan akuzohej se i kishte bërë një premtim të rrezikshëm dhe të pavend Ukrainës.
Sipas dy mediave, çdo gjë kishte ndodhur në muajin korrik – rreth dy javë para se denoncimi të publikohej – kur Tramp kreu një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.
Ekzistenca e këtij denoncimi u publikua më parë nga Uashington Post ashtu si dhe fakti që shërbimi amerikan i inteligjencës e cilësonte sit ë bazuar, të besueshëm dhe shumë shqetësues.
Një klasifikim ligjor ky që lejon një vlerësim nga ana e komisioneve të kongresit amerikan. Cështja kishte nisur në 12 gusht, kur një zyrtar i qeverisë amerikane orezantoi një denoncim formal kundër Tramp.
Në këtë rast nuk dihet pothuajse asgjë për personin që ka bërë denoncimin, dihet që punon për shërbimin amerikan të inteligjencës që përfshin agjenci të ndryshme si CIA, NSA e dhe agjencinë mbrojtëse të inteligjencës, si dhe që në të kaluarën ishte pjesë e stafit të këshillit për sigurinë kombëtare të shtëpisë së bardhë.
Për atë bisedë telefonike nisën hetimet nga ana e tre komisioneve të kongresit amerikan që hetuan për mundëinë që Tramp e Rudi Xhuliani, këshilltar për sigurinë informatike në shtëpinë e Bardhë, u përpoqën të influencojnë qeverinë ukrainase për të favorizuar fushatën elektorale në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të 2020-ës.
Në mënyrë të vecantë hetimet u përqendruan mbi mundësinë që Tramp dhe Xhuliani – në këmbim të dickaje që ende nuk dihet – i kanë kërkuar Ukrainës për të hetuar Xho Bajden, ish zv/presidentit amerikan dhe kandidat për shtëpinë e bardhë në zgjedhjet e 2020-ës, por dhe djalin e tij Hanter Bajden, ish anëtar i këshillit administrativ të një shoqate ukrainase të gazit.
Bajden akuzohet se ka nundësuar pushimin nga puna të prokurorit ukrainas që kishte hetuar për shoqërinë. Bajden ishte marrë me Ukrainën gjatë viteve të fundit të administratës Obama. Kërkesës nëse kishte bërë ndonjëherë presion ndaj qeverisë ukrainase për të hetuear XHo dhe HAnter Bajden, Rudi Xhuliani i intervistuar nga CNN, fillimisht e mohoi ndërsa më pas e pohoi pjesërisht.
Denoncimi iu prezantua fillimisht inspektorit të përgjithshëm të komunitetit të inteligjencës, Majkëll Atkinson, ish zyrtar i departamentit të drejtësisë, i emëruar nga Tramp dhe i rikonfirmuar nga presidenti në vitin 2018.
Atkinson raportoi para komitetit të inteligjencës në kongresin amerikan në një takim me dyer të mbyllura. Gjatë kësaj s eance, sipas disa burimeve të cituarar nga Uashington Post, Atkinson u shpreh se denoncimi i referohej më shumë se një bisede.
Ndërkohë Shtëpia e Bardhë publikoi tekstin e plotë të telefonatës mes Tramp dhe Zelenski…
“Më bëj një nder. Flitet shumë për djalin e Bajden, dhe që Xho Bajden ndaloi hetimet dhe shumë persona duan të dinë, kështu gjithcka që mund të bësh me prokurorin e përgjithshëm do të jetë fantastike. Bajden po thotë në disa vende se ka bllokuar hetimet në atë kohë, kështu që nëse mund t’i hedhësh një sy…Mua më duket e tmerrshme.”
Janë vetëm disa nga frazat që janë marrë nga biseda telefonike – transkripti i të cilës ëshët publikuar i plotë nga Shtëpia e Bardhë – mes presidentit të shteteve të Bashkuara të amerikës dhe presidentit ukrainas Zelenski.
Transkripti i telefonatës së 25 korrikut 2019 është një memorandum i një bisede telefonike, theksohet në fillim të faqes së parë të dokumentit të publikuar.
Gjatë telefonatës Tramp i kërkon presidentit ukrainas që të kontaktojë me ministrin amerikan të drejtësisë Uilliam Bar për të diskutuar rreth mundësisë për hapjen e hetimeve për korrupsion ndaj Xho Bajden dhe djalit të tij.
Zelenski duhej të bashkëpunonte me avokatin e tij personal, ish kryebashkiakun e Nju Jork Rudi Xhuliani, dhe me sekretarin amerikan të drejtësisë Uilliam Bar për të parë se nëse mund të hetohet Bajden.
“Mirë – thotë presidenti Tramp, pasi kam dëgjuar që një prokuror shumë i mirë është hequr nga puna dhe kjo është shumë e padrejtë. Xhuliani është një njeri shumë i respektuar, ka qenë kryebashkiak i Nju Jorkut, një kryebashkiak i madh, dhe do të doja që të të telefononte. Të kërkoj që të flisni të dy me prokurorin e përgjithshëm. Xhuliani është shumë i informuar për atë që ka ndodhur dhe është shumë i zoti. Nëse do të mund të flisnit do të ishte shumë mirë. Ish ambasadorja e shteteve të bashkuar atë amerikës ishte e pakëndshme, njësoj si njerëzit me të cilët kishte të bënte në Ukrainë, dëshiroja që ta dije…”
Por pse demokratët ndërmorën procedurën e “impeachment” kundër presidentit? Akuza është për abuzim me pushtetin
“Dëshiroja të të flisja për prokurorin”, i përgjigjet Zelenski. Fillimisht e kuptoj dhe jam në dijeni të situatës. Pasi kemi marrë mazhorancën absolute të parlamentit, prokurori i ardhshëm i përgjithshëm do të jetë 100 për qind një njeri i imi, një kandidat i imi, i cili do të miratohet nga parlamenti dhe do të nisë punën në muajin shtator. Ai ose ajo do të merren me situatën, sidomos për shoqërinë që më përmende. Për sa i përket kësaj çështjeje, të kërkoj nëse ke informacione të tjerapër të më dhënë, do të ishin shumë të rëndësishme për hetimet. Ndërsa për ambasadoren jam dakord 100 për qind. Admironte parardhësin tim, nuk do më kishte pranuar si presidentin e ri.”
Më tej Tramp këmbëngul që XHuliani t’i telefomojë si dhe prokurori i përgjithshëm, për t’i shkuar çështjes deri në fund.
“Dëgjova se prokurori u trajtua shumë keq. Pra fat të mirë për cdo gjë. Parashikoj se ekonomia e juaj do të përmirësohet gjithnjë e më shumë. Kam shumë miq ukrainas, persona të pabesueshëm.”
Anëtarët e kongresit amerikan hetojnë për të vërtetuar nëse Tramp gjatë telefonatës ka premtuar në shkëmbim zhbllokimin e ndihmave të ndaluara disa ditë para telefonatës. Kjo sipas raportimeve të disa mediave amerikane.
Në transkriptimin e telefonatës rezulton se para se ti kërkojë Kievit nisjen e hetimeve për djalin e Xho Bajden, Tramp thekson se shtetet e bashkuara të amerikës bëjnë shumë për Ukrainën, më shumë se sa bën Europa.
“Gjermania nuk bën asgjë për ju. Cdo gjë që bëjnë janë vetëm fjalëyt dhe mendoj se duhet t’I kërkoni faturën. Kur bisedova me Anxhela Merkel, pashë se ajo flet për Ukrainën por nuk bën asgjë. Shumë vende europiane bëjnë të njëjtën gjë, edhe mendoj se e ke vënë re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sillen shumë mirë me Ukrainën. Nuk do të thoja që është një domosdoshmëri reciproke pasi gjërat që po ndodhin nuk janë të mira, por shtetet e bashkuara të amerikës janë shumë të mira me Ukrainën.”
Zelenski nga ana e tij i përgjigjet duke thënë se ka shumë të drejtë:
“Jo vetëm 100 për qind por një mijë për qind, dhe më lejo të të theme këtë: Kam folur me Anxhela Merkel dhe e kam takuar. Ë njëjtën gjë dhe me presidentin francez Emanuel Makron dhe u kam thënë se nuk po bëjnë sa duhet për sa i përket sanksioneve. Nuk po i përforcojnë dhe nuk po punojnë sa duhet për Ukrainën. Nga ana tjetër Shtete e Bashkuara të Amerikës janë një partner më i madh se Bashkimi Europian dhe të jam shumë mirënjohës për këtë. Dëshiroj të të falenderoj dhe për mbështetjen tënde në fushën e mbrojtjes. Jemi gati për të bashkëpunuar për hapat e ardhshëm.”
Dhe në këtë pikë kreu i shtëpisë së bardhë hap kapitullin për Xho Bajden:
“Do të doja një nder nga ty”
“Nuk kam bërë asnjë presion ndaj Ukrainës,” deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë. “Demokratët po bëjnë një betejë politike kundër meje, shumë prej atyre që u thanë mbi bisedën telefonike nuk janë të vërteta. Dhe sa për mua kjo është gjuetia e shtrigave, më e keqe në historinë e shteteve të bashkuara të amerikës”, përfundoi Tramp.
Më tej ai tha se kishte biseduar me drejtuesit republikanë në kongres duke i premtuar transparencë të plotë për hetimet. Presidenti amerikan shtoi se kishte informuar kreun e grupit parlamentar Kevin Mekarti dhe të gjithë republikanët në kongres, se mbështeste plotësisht transparencën për denoncimin e të ashtuquajturit informatory, por njëkohësisht këmbëngul për transparencë dhe nga Xho Bajdend dhe djalin i tij Hanter për miliona dollarët që janë nxjerrë shpejtë dhe lehtësisht jashtë Ukrainës dhe Kinës.
Presidenti ukrainas pas takimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me Tramp, u shpreh se askush nuk i kishte bërë presion. Ai e konsideroi bisedën telefonike me homologun amerikan si të mirë dhe normale duke shtuar se nuk ka ndërmend dhe nuk dëshiron të përfshihet në zgjedhjet presidenciale të shteteve të bashkuara të amerikës.
Por kryetarja e kongresit amerikan, demokratja Nensi Pelozi këmbëngul se Donald Trump nuk është sipër ligjit dhe se do të përgjigjet për sjelljen e tij.
Pas publikimit të transkriptimit të bisedës tekefonike ajo u shpreh se fakti që presidenti i shteteve të bashkuara të amerikës, duke shkelur përgjegjësitë e tij kushtetuese, i kërkoi një qeverie të huaj që ta ndihmojë në fushatën e tij elektorale, në kurriz të sigurisë kombëtare amerikane, ka minuar dhe integritetin e zgjedhjeve.
Pelozi u shpreh për CNN se një gjë e tillë është e papranushme dhe se ai do të japë llogari para drejtësisë pasi askush nuk është mbi ligjin. Pelozi konfirmoi pak ditë më parë se kanë nisur procedurat për “Impeachment” për Donald Tramp.
Ndërsa senatori republican Mit Romni u shpreh se telefonata ishte shumë shqetësuese.
Kreu i inteligjincës amerikane, Xhozef Meguajër, kërcënoi se do të jepte dorëheqjen nëse presidenti amerikan do të përpiqej të bllokonte dëshminë e tij në kongres për cështjen e Ukrainës. Drejtuesit e shërbimit amerikan të inteligjencës, mes të cilëve dhe Meguajër, i kërkuan departamentit amerikan të drejtësisë që të nisë hetimet pasi informatori i CIA-s denoncoi telefonatën e Tramp me Zelenski, por kërkesa nuk u plotësua.
Ndërkohë 217 demokratë dhe një i pavarur, mazhoranca prej 218 të 435 anëtarëve të dhomës së përfaqësuesve, mbështesin tashmë “impeachment” kundër presidentit Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga En Bi Si, duke theksuar se kjo nuk do të thotë se të gjithë do të votojnë për të vënë nën akuzë presidentin.
Kjo është hera e katërt në historinë amerikane që nis procedura për vendosjen nën akuzë të presidentit. Në të kaluarën ka pasur vetëm dy procese “impeachment”, Endrju Xhonson, në vitin 1868, dhe Bill Klinton, në 1998-ën, të dy u shpallën të pafajshëm në senat.
Ndërsa në vitin 1974 Riçard Nikson dha dorëheqjen para se dhoma të votonte për akuzat. Pra asnjë president nuk është larguar deri tani nga Shtëpia e Bardhë me një process “impeachment”.
Amerikanët janë ndarë në dy palë, në ata që besojnë se telefonata ka të bëjë me një shkëmbin nderesh, dhe në ata që nuk e besojnë. Republikanët thonë jo, ndërsa demokratët këmbëngulin për “po”./ABC News Albania 24/7