Pesë vjet nga shembja e urës Morandi, përkujtohen 43 viktimat e tragjedisë në Itali

schedule10:37 - 14 Gusht, 2023

schedule 10:37 - 14 Gusht, 2023

Kanë kaluar pesë vite nga shembja e urës Morandi në qytetin e Genovas, që shkaktoi 43 viktima dhe shkatërroi një lagje të tërë. Një pjesë e strukturës së urës 250 metra të gjatë u shemb papritmas gjatë një stuhie, duke bërë që shumë automjete të rrëzoheshin në lumin e tharë poshtë saj.

Në këtë përvjetor, bashkia e Genova-s së bashku me Komitetin e Familjarëve të Viktimave të Urës Morandi, kanë përkujtuar personat që humbën jetën tragjikisht. Në orën nëntë, kryepeshkopi i Xhenovas Marco Tasca mbajti një meshë në kishën famullitare të San Bartolomeo della Certosa.

Më pas do të zhvillohet një shëtitje dhe një ceremoni në nderim të tyre. Kujtojmë që për këtë tragjedi po gjykohen 59 persona. Mes tyre janë drejtuesit e Autostrade per l’Italia (Aspi) duke filluar nga ish-CEO Giovanni Castellucci dhe Spea, kompania që ishte përgjegjëse për mirëmbajtjen e autostradës.

Në mesin e të akuzuarve janë edhe teknikë dhe drejtues të Ministrisë së Transporteve të cilët duhet të kishin mbikëqyrur kompaninë koncesionare Aspi. Krimet e kontestuara janë vrasja e shumëfishtë, sulmet ndaj sigurisë së transportit, mosveprimet e dokumenteve zyrtare si edhe falsifikimi./abcnews.al