Udhëtimi i ministres së Jashtme gjermane, Analena Burbock në Australi është shtyrë pasi avioni i saj pësoi një problem teknik në orët e para të mëngjesit të së hënës. Burbock pritej në Australi sot, ndalesa e parë në turneun e saj njëjavor në rajonin e Oqeanisë dhe Paqësorit, raportojnë mediat e huaja.
Por pas ndalesës në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe për furnizim me karburant, avioni me ministren dhe delegacionin gjerman pësoi defekt. Një zëdhënës që ishte në fluturim shpjegoi se “ për shkak të një problemi mekanik, ne duhet të kthehemi në Abu Dhabi për arsye sigurie”.
Ministri i Jashtëm planifikon të vizitojë kryeqytetin e Kanberrës, si dhe metropolitin e Sidneit. Ajo është planifikuar të takohet me homologen e saj Penny Wong në Sydney./abcnews.al