Sarandë/ Po kryenin ndërtime pa leje, procedohen penalisht tre persona

schedule09:31 - 14 Gusht, 2023

schedule 09:31 - 14 Gusht, 2023

Tre persona janë proceduar penalisht për ndërtime të paligjshme. Dy persona, 22 dhe 39 vjeç u kapën duke kryer punime ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës ndërsa një 28 vjeçar në Ksamil.

Policia thekson se kontrollet për raste të tjera të ndërtimit të paligjshëm po vijojnë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al