Një 24 vjeçar nga Mali I Zi është proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ka përdoruru lokalin për ushtrim të lojërave të paligjshme.
Sipas policisë mësohet se gjatë kontrollit, në magazinën një lokali, në rrugën “Besim Imami”, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 10 makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe është proceduar penalisht 24 vjeçari, banues në Malin e Zi, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnews.al