Sulmet me dronë ukrainas, Kremlini po konsideron mbylljen e aeroporteve në Moskë

schedule19:28 - 11 Gusht, 2023

schedule 19:28 - 11 Gusht, 2023

Mediat ruse po raportojnë se Kremlini po shqyrton mbylljen e disa ose të gjitha aeroporteve të Moskës , ndërsa Kievi vazhdon sulmet e tij me dronë në kryeqytetin rus.

Kështu u shpreh Anton Gerashchenko, Këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Mediat ruse thonë se regjimi i Kremlinit po mendon të mbyllë disa apo edhe të gjitha aeroportet e Moskës “për disa javë me zgjatje të mëvonshme” për shkak të kërcënimit terrorist (dronë dhe, gjoja, në një afat të shkurtër, mundësinë e goditjeve nga raketat me rreze të gjatë nga rajoni Sumy, Ukrainë). Thuhet se kjo çështje duket të jetë shumë e dhimbshme për Administratën Presidenciale, FSB dhe qeverinë ruse”, shkroi ai ndër të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!