Biden: Situata në Kinë është një “bombë me sahat”

schedule09:05 - 11 Gusht, 2023

schedule 09:05 - 11 Gusht, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi situatën në Kinë, një konkurrent i SHBA-së në fusha të ndryshme, si një “bombë me sahat” duke iu referuar problemeve të ekonomisë së saj dhe plakjes së fuqisë punëtore.

“Kina është një bombë me sahat nga disa këndvështrime,” tha ai gjatë një udhëtimi në shtetin e Utah.

Demokrati, i cili do të kërkojë rizgjedhjen në vitin 2024, shpjegoi se Kina ka papunësi të lartë dhe një fuqi punëtore të plakur. Për shkak të këtyre elementeve, “Kina është në telashe”, shtoi ai.

Në fund të qershorit, presidenti amerikan shkaktoi indinjatë në Pekin kur e quajti homologun e tij Xi Jinping një “diktator”.

Ky koment është cilësuar si “provokim” nga diplomacia kineze.

Administrata e tij ka rifilluar kohët e fundit kontaktet e nivelit të lartë me Kinën, me një sërë vizitash të zyrtarëve të lartë në Pekin, duke filluar me Sekretarin e Shtetit të SHBA Anthony Blinken.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!