“Kundër mbrojtjes me 3, Mandzukic “out”. CR7 mund të luajë me Higuain dhe Dybala”

schedule17:12 - 27 Shtator, 2019

schedule 17:12 - 27 Shtator, 2019

Juventusi pret Spal në shtëpi ditën e shtunë dhe bardhezinjtë duan fitoren e tretë radhazi në kampionat. Interi është vetëm dy pikë larg, por është herët për të parë renditjen.

Trajneri i Juves është ndalur te situata e ekipit dhe disa individë të ndryshëm. Sarri është kundër mbrojtjes me 3, pranon se Ronaldo-Higuain-Dybala mund të luajnë së bashku, ka një mesazh për Rabiot, konfirmon qëndrimin jashtë të Mandzukic dhe shpjegon detyrat e para kundrejt Barzaglit, i cili është bërë pjesë e stafit teknik të kampionëve të Italisë.

SULMI – “Ronaldo është lojtar i madh dhe ai mund të luajë bashkë me lojtarë të tjerë të mëdhenj. Higuain ka aftësi shumë të mira teknike, Dybala është teknikisht i shkëlqyer, ndërsa CR7 është fenomen. Mendoj se mund të luajnë në çift dhe të tre bashkë në momente të caktuara të ndeshjes.

RABIOT – “Kam thënë që Adrien mund të bëjë edhe më shumë. Ai nuk ka luajtur fare në vitin 2019 dhe duhet të ketë pak durim. Pjesën e dytë kundër Brescias bëri mirë, por i duhet sakoma që të përshtatet me stilin e ekipit tonë.

BARZAGLI – “Kam biseduar me Andrean në qershor. Ai kishte impenjime të tjera dhe më kërkoi nëse mund të më kthente përgjigje në shtator. Kështu ndodhi dhe jam i lumtur që është pjesë e stafit tonë teknik. Detyra e parë e tij është që të kujdeset për fazën defensive të disa lojtarëve që kanë akoma mangësi, si rasti i Cuadrados, i cili mund të rritet shumë në rolin e mbrojtësit të djathtë. Mbrojtja me tre? Është e vështirë për mua që të menaxhoj diçka të tillë, kështu që jam kundër kësaj ideje.

MADZUKIC-EMRE CAN – “Mario do të qëndrojë jashtë për momentin. Ai ka rënë dakord me drejtuesit e klubit për diçka të tillë. Reagimi i Emre Can në stërvitje po më pëlqen. Rugani? Ai mund të bëhet i rëndësishëm për ne. Do të ketë shanset e veta, të cilat duhet t’i shfrytëzojë. Nuk e shoh si mbrojtës krahu, e shoh si qendërmbrojtës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!