Transferimi i talentit anglez të mesfushës, Declan Rice duket se nuk ka mjaftuar për “topçinjtë” e Arsenal, të cilët tashmë duket se janë vënë pas një tjetër “ylli” të mesfushës së Premier League.
Bëhet fjalë për “shkatërruesin” brazilian të Aston Villa, Douglas Luiz, i cili pëlqehet jo pak nga tekniku i “topçinjve”, Mikel Arteta, mirëpo problem pritet të jetë vlera e kartonit, i cili kushton plot 35 milionë paund.
Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar 25-vjeçari brazilian ishte një ndër protagonistët absolut të mesfushës së Aston Villa arriti të shënojë plot 7 gola, si dhe të dhurojë 6 asistime në paraqitjet në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al