Polonia planifikon të dërgojë më shumë se 10,000 trupa në kufi me Bjellorusinë  

schedule09:06 - 10 Gusht, 2023

schedule 09:06 - 10 Gusht, 2023

Polonia planifikon të vendosë 10,000 trupa të tjera në kufi me Bjellorusinë për të forcuar kufirin, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak.

“Përafërsisht 10,000 ushtarë do të jenë në kufi, nga të cilët 4,000 do të mbështesin drejtpërdrejt Rojet Kufitare dhe 6,000 do të jenë rezervë”, tha ministri në një intervistë.

Shqetësimi i Polonisë për rajonin kufitar është intensifikuar që nga muaji i kaluar, kur qindra mercenarë të Ëagner mbërritën në Bjellorusi, me ftesë të Presidentit Alexander Lukashenko.

Bjellorusia po vazhdon stërvitjet ushtarake pranë kufirit këtë javë, me presidentin Lukashenko duke përsëritur se po frenon luftëtarët Ëagner që duan të sulmojnë Poloninë.

Për më tepër, Polonia duhet të përballet me rritjen e numrit të emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, që përpiqen të kalojnë kufirin muajt e fundit.

Siç njoftoi shefi i Gardës Kufitare Thomas Praga këtë javë, 19,000 njerëz janë përpjekur të kalojnë kufirin polako-bjellorusi në mënyrë të paligjshme, 3,000 më shumë se në vitin 2022.

Siç tha dje zëvendësministri i Brendshëm polak për agjencinë shtetërore të lajmeve PAP, Varshava po dërgon 2000 ushtarë shtesë në kufirin me Bjellorusinë.

/abcnews.al