Polonia do të dërgojë 2000 trupa në kufi me Bjellorusinë

schedule11:28 - 9 Gusht, 2023

schedule 11:28 - 9 Gusht, 2023

Polonia do të dërgojë 2,000 trupa në kufi ME Bjellorusisë për të mbështetur rojet kufitare. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministri i brendshëm Maciej Wąsik.

Ministria polake e mbrojtjes ka dërguar tashmë mbi 1000 trupa në kufirin prej 250 miljesh gjatë javëve të fundit, të nxitur nga shqetësimet për praninë e grupit mercenar Wagner brenda shtetit pro-rus.

Instituti për Studimin e Luftës tha se Wagner ka kryer stërvitje në një kamp në Brest, qyteti i gjashtë më i madh Bjellorusi, i cili është disa qindra metra nga kufiri polak.

Por si OKB ashtu edhe Shtëpia e Bardhë kanë këmbëngulur vazhdimisht se nuk ka shenja të besueshme që Wagner paraqet ndonjë rrezik real për Poloninë.

/abcnews.al