“Ta sfidojmë FIFA-n, koha për Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare!”

schedule11:24 - 27 Shtator, 2019

schedule 11:24 - 27 Shtator, 2019

Klubet serbe mund të luajnë në Kosovë. Shorti i Kupës së Serbisë rezervoi përballjen Trepça-Crevena Zvezda dhe FFK menjëherë FIFA-s, duke kërkuar që klubet serbe të mos luajnë në territorin e tyre. Së fundmi ka edhe një përgjigje, teksa i kërkohet FFK-së të tërhiqet nga kërkesa, për shkak se gjithçka është e parashikuar që në momentin e pranimit të Kosovës në qeverinë botërore te futbollit.

Nisur nga ky vendim, është futbollisti Taulant Dajaku, aktualisht pjesë e skuadrës së Ferizajit, i cili hedh idenë për të bërë një Kupë Mbarëkombëare Shqiptare. Ai propozon që në atë kompeticion të marrin pjesë ekipet shqiptare që sigurojnë pjesëmarrjen në kupat e Europës. Dajaku e cilëson një hap të tillë si bashkim kombëtar real sportiv/

“Është rasti ideal për të themeluar Kupën Mbarëkombëtare Shqiptare, një kompeticion ku do të merrnin pjesë gjithë ekipet nga trevat shqiptare që fitojnë të drejtën e garimit në kupat e Europës dhe do zhvillohej në çdo fund kampionati. Njëkohësisht do shërbente edhe si një përgatitore e mirë para fillimit t’kupave evropiane. Thelbësorja do ishte se, përveç bashkimit kombëtar real sportiv, do i bënte karrshillëk’ kësaj extra-tolerancës së UEFA-s dhe FIFA-s dhe dy-standardit të sjelljes së tyre krahas ankesave tona mbi invazionin serb mbi territorin tonë!”, shkruan Dajaku në llogarinë e tij në “Facebook”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!