Kthehet në kukull reale Barbie ‘e çuditshme’ që ishte personazh në film

schedule12:56 - 8 Gusht, 2023

schedule 12:56 - 8 Gusht, 2023

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig ka kaluar 1 miliard dollarë në mbarë botën dhe është kthyer në trendin më të mirë të verës, ndërsa gjigandi Mattel vazhdon furinë e tij të marketingut bazuar në kukullën popullore dhe ngjyrën rozë.

Në këtë kontekst, Weird Barbie, kukulla ‘e çuditshme’ e luajtur nga aktorja e njohur Kate McKinnon, mori versionin e saj në botën e Mattel dhe tashmë është në dispozicion për blerje vetëm me porosi, në një sasi të kufizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A Plastic Tan (@a_plastic_tan)

Barbie e çuditshme vesh të njëjtin fustan rozë me atë në film, me modele shumëngjyrëshe dhe çizme leopardi. Ajo ka bojë të çuditshme për fytyrën dhe flokë të shkurtër e të parregullt.

Siç thotë Mattel Creations, kjo Barbi është “e krijuar për të lëvizur“. Ndryshe nga imazhi stereotipik i kukullës popullore, “gjymtyrët e saj kanë aftësinë të tejzgjaten”./abcnews.al