Kryeministri i Sllovenisë: Dëmet nga përmbytjet arrijnë në disa miliardë euro

schedule09:52 - 8 Gusht, 2023

schedule 09:52 - 8 Gusht, 2023

Kryeministri i Sllovenisë Robert Golob ka thënë se dëmet nga përmbytjet katastrofike në atë vend arrijnë në disa miliardë euro.

Sipas mediave Golob ka deklaruar se prioritet është ngritja e infrastrukturës bazë, si energjia elektrike dhe uji.

Ndër të tjera kryeministri theksoi se ndihmat për Slloveninë kanë filluar të mbërrijnë nga jashtë dhe se makineritë e rënda dhe urat e parafabrikuara aktualisht janë më të nevojshmet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!