Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani: BE-ja është “një projekt i dështuar”

schedule08:10 - 8 Gusht, 2023

schedule 08:10 - 8 Gusht, 2023

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) duke theksuar se Bashkimi Evropian (BE) është një projekt i dështuar, bëri thirrje që BE-ja duhet rithemeluar si një “federatë e kombeve evropiane”.

AfD, e cila është si partia e dytë më e madhe në Gjermani, me rreth 21 për qind të votave sipas sondazheve të bëra, u mblodh në qytetin Magdeburg para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian (PE) që do të mbahen qershorin e ardhshëm.

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, në mbledhje theksoi se si rezultat i negociatave me liderët e partive, të cilët më parë mbronin pikëpamjen që e refuzon plotësisht BE-në, si një program i partisë mbështesin idenë e “një komuniteti evropian i përbërë nga vende sovrane, demokratike”.

Në takim partia gjithashtu finalizoi listën prej 35 kandidatësh për zgjedhjet e PE-së që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në fjalimet që u mbajtën në kuadër të kësaj mbledhjeje, kryesisht është theksuar “dështimi i plotë” i BE-së në të gjitha fushat kyçe, duke përfshirë politikën për migracionin dhe klimën, ndërsa u theksua se “monedha evropiane, euro duhet të braktiset sa më parë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!