Shiu i madh ka shkaktuar përmbytjen e disa zonave në Serbi dhe Kroaci, ndërkaq gjendje e rëndë vazhdon të mbetet në Slloveni. Në periferi të Beogradit janë përmbytur disa shtëpi të shtunën dhe të dielën, si pasojë e stuhisë së fuqishme.
Në Kroaci, niveli i lumit Sava në afërsi të Zagrebit ka arritur pikun të shtunën. Në komunën kroate të Brdovecit shtëpitë janë përmbytur dhe banorët janë evakuuar nga zona. Sllovenia është shteti më i dëmtuar nga shiu dhe përmbytjet e ditëve të fundit.
Ndërkaq, qyteti Crno është bllokuar tërësisht, por ushtria dhe policia sllovene kanë arritur t’u dalin në ndihmë banorëve të këtij fshati.
Të shtunën lumi Mura1 ka dalë nga shtrati dhe autoritetet kanë vendosur bllokada rëre për të parandaluar përmbytjet e mundshme. Policia sllovene ka njoftuar se 300 banorë të fshatit të përmbytur Kraljevi Hrib janë evakuuar. Ekipet emergjente kanë përdorur helikopterët për të shpëtuar një numër të madh të njerëzve. Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se përmbytjet janë “katastrofa më e rëndë natyrore” në histori të Sllovenisë. Ai ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet kanë arritur në 500 milionë euro.
Dy e treta e shtetit slloven është goditur nga përmbytjet, ka njoftuar kryeministri. Shërbimi i motit në Slloveni ka njoftuar se shiu sa për një muaj ka rënë brenda një dite.
Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në provincën Carinthia të Austrisë, shkaku i përmbytjeve të mëdha. Së paku 80 persona janë evakuuar në Sankt Paul kur lumi doli nga shtrati. Zjarrfikësit kanë hequr ujin nga disa prona dhe gjësendet që kanë bllokuar rrugët.
Ndërkaq, në muajin qershor një urë afër Çaçakut ishte shembur për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që goditën Serbinë. Kjo urë ishte dëmtuar edhe dy vjet më parë shkaku i furisë së lumit pas shiut të dendur. Më shumë se 20 mijë banorë në Kralevë dhe Çaçak ishin bllokuar për shkak të shembjes së urës.
Përmbytjet në Serbi shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë dhe banorët e disa vendeve u detyruan të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre. U shpallën 51 gjendje të jashtëzakonshme në vende të ndryshme.
Kryeministri slloven, Robert Golob, ka thënë se përmbytjet janë “katastrofa më e rëndë natyrore” në histori të Sllovenisë. Ai ka deklaruar se dëmet e shkaktuara nga përmbytjet kanë arritur në 500 milionë euro