Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikëkalimet kufitare me Bjellorusinë, për shkak të shqetësimeve lidhur me praninë e mercenarëve të Wagner-it, njoftoi të premten zëvendësministri i Brendshëm.
“Ne po përgatisim vendimin për mbylljen e dy pikëaklimeve kufitare”, tha Arnoldas Abramavicius për AFP-në, shkruan REL.
Sipas tij, pikëkalimi kufitar i Sumskos dhe ai i Tvereciausit do të mbyllen.
Lituania, shtet anëtar i NATO-s në krahun lindor të aleancës, pritet që të zyrtarizojë këtë vendim javën e ardhshme.
Bjellorusia – aleatja e Moskës – është nikoqire e luftëtarëve të Wagner-it, të cilët u zhvendosën në këtë shtet pas rebelimit ndaj ushtrisë së Rusisë.
Liderët e Lituanisë dhe Polonisë më herët gjatë kësaj jave thanë se afër 4.000 mercenarë veçse janë stacionuar në Bjellorusi.