Një pasagjer avioni gjeti një mënyrë për të pasur një ‘biletë’ VIP të klasit ekonomik dhe u bë virale në TikTok.
Ai shkoi në ekstreme për të krijuar një zonë VIP në sediljen e tij dhe ndërsa shumë e quajtën “gjeni”, të tjerë shprehën shqetësimin.
Pasagjeri ishte në një fluturim nga San Diego për në Venecia, Itali, kur vuri re pasagjerin të ulur pranë tij duke përdorur një mbulesë për të krijuar hapësirën e tij private në fluturim, raporton New York Post.
Ai kishte lidhur një pjesë të rrobës në vendin e bagazhit dhe e kishte lënë të varej, duke ia bllokuar shikimin kujtdo.
Videoja që u bë virale në TikTok:
@vashak27 When you take social distancing to the next level at 30,000 feet ?✈️ #HighFlyer #AirplaneMode #FlightFails #SocialDistancing #EconomyClassLuxury #TravelTikTok #FunnyMoments #Airlines #PlaneLife #Trending #Viral ♬ original sound – Giga Vashakidze
/abcnews.al