Vetëm pak kohë më parë, në mediat italiane u përfol se pas një dreke, mes drejtorit sporti të Inter, Pierro Aussilio dhe trajnerit të Brighton, Roberto De Zerbi, ky i fundit i ka kërkuar “zikaltërve” shërbimet e mesfushorit të Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.
“Pulëbardhat” e Premier League, të cilët sezonin e kaluar u pozicionuan në vendin e 5-të të renditjes, duke siguruar kështu një vend në fazën e grupeve të Europa League për sezonin që pritet të fillojë dhe tekniku italian e sheh Asllanin, si përforcimin perfekt për skuadrën e tij, sidomos pas largimit të mesfushorit argjentinas, Alexis Mac Allister.
Mirëpo, përgjigjja e Inter ishte e thjeshtë, “Asllani është i paprekshëm”, me drejtuesit “zikaltër” që kanë shumë besim te potenciali i “legjionarit” dhe vetëm një ofertë “stratosferike” mund të ndryshojë mendjen e bordit të Inter. /i.m /abcnews.al