“Stërvitem me idenë për t’u bërë më i miri”, Maignan: Çdo ditë punojë 3 herë më shumë

schedule13:36 - 4 Gusht, 2023

schedule 13:36 - 4 Gusht, 2023

Një ndër portierët më të mirë në botë dhe padyshim një nga pikat “kyçe” të “kuqezinjve” të Milan, “gardiani” francez Mike Maignan ka arritur të mahnisë të gjithë me performancat e tij, duke kthyer jo në pak herë në “heroin” e skuadrës.

Në një intervistë, “gardiani” francez ka folur për fillimet e karrierës së tij, kur atëherë ëndërronte të bëhej një sulmues, mirëpo në pamundësi u bë portier dhe shtoi se punon çdo ditë, me objketivin për t’u bërë më i miri.

“Kam nisur të luaj futboll kur isha 6-7 vjeç. Doja të bëhesha një sulmues ose një lojtar i avancuar. Më pas të luaj në rolin e portierit. Nuk doja të bëhesha, ishte një rol i mërzitshëm. I sheh të gjithë duke luajtur futboll dhe ti rri në portë, mërzitesh.

Çdo ditë punoj tre herë më shumë. Dhe këtu, jam duke punuar në detaje. Unë kam kuptuar tashmë pothuajse të gjitha bazat. Përpiqem t’i mbaj këto baza dhe të punoj në detaje. ‘Pse e ndalova topin?’. “Pse nuk e kisha këmbën në top në atë kohë?”

Pse nuk po përballesha në këtë mënyrë?” Dhe më pas bëhet më shumë një punë mendore ku në çdo situatë, duhet të jem të paktën dy ose tre sekonda përpara. Kur lojtari ka topin, unë tashmë e di që i kam të gjitha zgjidhjet. Ose gjuan në shtyllën e afërt ose kroson ose driblon. Dhe nuk e vë veten nën presion. Zgjohem çdo mëngjes me dëshirën për t’u bërë më i miri”,- tha “gardiani” i portës së Milan. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!