“Nuk e votova Messin”, dritëhije skandali në FIFA!

schedule15:03 - 26 Shtator, 2019

schedule 15:03 - 26 Shtator, 2019

Shumë polemika në lidhje me çmimin “FIFA-s The Best Men’s Player”. Lionel Messi ishte ai që triumfoi, por së fundmi janë tre vende që pretendojnë se nuk e kanë votuar argjentinasin. Federata Egjiptiane e Futbollit, trajneri i Sudanit, Zdravko Logarusic dhe kapiteni i Nikaraguas, Juan Barrera, kanë ngritur dyshime mbi vërtetësinë e votimeve.

Federata Egjiptiane ka marrë përgjigje nga FIFA-s dhe votat e saj nuk janë marrë parasysh për shkak të përzgjedhurve u ishte shkruar emri me germa kapitale. Gjithashtu votime nuk ishin në shkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, që është kusht i domosdoshëm që duhet plotësuar.

Logasaric është shprehur se zgjedhja e tij e parë ka qenë Salah, kurse në dokumentin e votimeve të shfaqur nga FIFA figuron Mesi. Juan Barrera ndërkohë deklaruar që nuk ka votuar për argjentinasin: “Nuk kam votuar për Messin. U surprizova që isha në listën e kapitenëve që kanë votuar për të. Nuk ka asnjë shpjegim se si u shfaq atje”. Edhe pse votat janë bërë publike për transparencë, kanë lindur dyshime për mospërputhje të votave të dhëna. /abcnews.al