Pasagjerët në bordin e një avioni përjetuan momente frikë dhe tmerri kur njëra prej gomave shpërtheu shpërtheu gjatë uljes.
Goma e një Boeing 757 Delta shpërtheu në flakë ndërsa ulej në një aeroport të Atlantës të mërkurën, duke shkaktuar evakuimin e menjëhershëm të të gjithë 190 pasagjerëve, tha Administrata Federale e Aviacionit.
Passengers were forced to evacuate a @Delta plane at #Atlanta's airport tonight. Officials say a tire blew during landing which sparked a fire. At least one injury reported. Here's ATC audio from the incident. Audio shortened for time.@FOX5Atlanta
Link: https://t.co/fTzG2YjPgN pic.twitter.com/pJV8dhPsvd
— Tyler Fingert (@TylerFingert) August 2, 2023
“Ekipi i Delta ishte jashtëzakonisht i organizuar dhe profesional, nuk kishte panik”, tha Bruce Campbell, personi që publikoi pamjet nga vendi i ngjarjes.
“Ka ndoshta 100 personel të sigurisë dhe 20 automjete këtu, kështu që reagimi ka qenë i mahnitshëm,” shtoi ai.
Në një deklaratë, linja ajrore tha se vlerëson përpjekjet e ekuipazhit të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson Atlanta për uljen e sigurt të avionit.
Ai gjithashtu u ka kërkuar falje pasagjerëve për shqetësimin.
/abcnews.al