Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar së fundmi se vendi i tij po punon për të arritur paqen në Ukrainë, por as udhëheqësi rus dhe as presidenti ukrainas nuk janë gati të flasin për paqen.
“As Putin dhe Zelensky nuk janë gati,” ka thënë në një konferëncë për mediat Lula. Ndër të tjera ai është shprehur se propozimet e paqes do të përgatiten kur Rusia dhe Ukraina të jenë gati për të negociuar.
“Roli i Brazilit është të përpiqet të arrijë një propozim paqeje së bashku me të tjerët kur të dy vendet e dëshirojnë atë,” është shprehur ai. /abcnews.al