“Rusia ka kryer rreth 100,000 krime lufte”, pretendon prokurori ukrainas

schedule23:04 - 2 Gusht, 2023

schedule 23:04 - 2 Gusht, 2023

Njeriu që drejton hetimet federale të Ukrainës për krimet e luftës thotë se ekipi i tij ka regjistruar 98,000 shkelje nga forcat ruse që nga fillimi i luftës.

Duke folur për median ukrainase Interfax-Ukraine , Yurii Bielousov tha se shumica dërrmuese e krimeve të luftës po hetohen brenda Ukrainës.

“Fajtorët e këtyre krimeve do të dënohen gjithashtu në Ukrainë”, theksoi ai, shkruan Sky News.

“Vetëm 1%, ose edhe më pak, do të ndiqen penalisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë”, shtoi prokurori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!