Dani Alves akuzohet zyrtarisht për sulm seksual, rrezikon deri në 15 vite burg

schedule16:26 - 2 Gusht, 2023

schedule 16:26 - 2 Gusht, 2023

Një gjykatës spanjoll ka akuzuar zyrtarisht Dani Alves, i cili ka qenë në paraburgim për më shumë se gjashtë muaj, për dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua në një klub nate të Barcelonës dhjetorin e kaluar.

Gjyqtari që merret me hetimin tha se gjeti prova për keqbërje nga braziliani 40-vjeçar, i cili pretendon se kishte bërë seks konsensual me gruan që e akuzon.

Alves u arrestua më 20 janar dhe po mbahet në një burg jashtë Barcelonës.

Në Spanjë, një ankesë për përdhunim hetohet nën akuzën e përgjithshme të sulmit seksual dhe dënimet mund të çojnë në burgim nga 4 deri në 15 vjet. /G.D abcnews.al/