Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ministrat e BDI-së pritet që t’i dorëzojnë Kovaçevskit dorëheqjet

schedule11:56 - 1 Gusht, 2023

schedule 11:56 - 1 Gusht, 2023

Në mbledhjen e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, pritet që ministrat nga radhët e BDI-së ti dorëzojnë zyrtarisht kryeministrit Dimitar Kovaçevski dorëheqjet e tyre, e cila duhet të hyjë në fuqi kur opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese në Kuvend.

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, përmes një deklarate për mediat ka thënë se dorëheqjet do t’i dorëzohen kryeministrit dhe do të nënshkruhen individualisht nga secili prej ministrave dhe do të aktivizohen automatikisht pas votimit të ndryshimeve kushtetuese, pas së cilës do të mbahen zgjedhjet.

BDI thotë se e kanë përmbushur kërkesën e opozitës OBRM-PDUKM, andaj tani ata duhet të mbajnë premtimin për votimin e ndryshimeve kushtetuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!