Një lajm i keq për Juventusin. Danilo ka pësuar një dëmtim muskulor në sfidën kundër Brescias dhe do të qëndrojë disa javë pushim.
Mbrojtësi i djathtë u detyrua t’i linte vendin Cuadrados në minutën e 19-të, ndërsa testet mjekësore kanë konfirmuar mungesën e tij në ndeshjet e radhës.
Problemet në kofshën e majtë do e mbajnë brazilianin jashtë fushave deri në ndeshjet e kombëtareve në tetor, duke humbur kështu sfidën me Interit. Danilo pritet të nisë fazën e rikuperimit dhe shpreson të jetë gati për duelin e 19 tetorit kundër Bologna në shtëpi.
Disa javë pushim do të qëndrojë edhe Mattia De Sciglio. Mbrojtësi i djathtë (aktivizohet edhe në të majtin) ka probleme që prej ndeshjes me Napolin dhe kontrollet e imtësishme mjekësore kanë konfirmuar qëndrimin pushim deri në mesin e muajit tetor.
As De Sciglio nuk do të jetë i gatshëm përballë Interit, ashtu si dhe Douglas Costa. Sarri nuk ka shumë alternativa dhe pritet të luajë ndeshjet e radhës me Cuadradon si mbrojtës të djathtë. /abcnews.al