Sherri në Elbasan, Disiplina “përkëdhel” Torassan dhe Musollin

schedule18:05 - 25 Shtator, 2019

schedule 18:05 - 25 Shtator, 2019

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot dhe vëmendja kryesore ishte te vendimi që do të merrej për futbollistët Besar Musolli dhe Agustin Torasa. Vetëm paralajmërim për ta pas sherrit që patën pas ndeshjes Kukësi-Tirana. Bardheblutë nuk i shpëtojnë një gjobe për shkak të tifozëve, ndërkohë që për futbollistët e moshave Disiplina tregohet e “hekurt”, duke pezulluar disa prej tyre.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të saj, në bazë të Nenit 65/2 dhe 65/4/a të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

2. Lojtari i KF “Tirana”, Agustin Torassa, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

3. Lojtari i KF “Kukësi”, Besart Musolli, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkeljeve disiplinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera.

4. Lojtari i KF “Teuta” U-19, Kledi Isaku, për provokim ndaj publikut, në bazë të Nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Shkëndija” U-19, Ergi Ajazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Besa” U-19, Gevi Madani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

7. Zyrtari i FC “Flamurtari” U-17, Robert Islamaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit kundërshtar, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3(tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!