Sulm vetëvrasës në Pakistan në mitingun zgjedhor, humbin jetën 44 persona, plagosen qindra të tjerë

schedule07:35 - 31 Korrik, 2023

schedule 07:35 - 31 Korrik, 2023

Të paktën 44 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit, gjatë një mitingu zgjedhor të një partie radikale islamike.

Sulmi kishte në shënjestër partinë konservatore, fetare Jamia Ulema-e-Islam (JUI-F).

Mediat e huaja shkruajnë se në momentin e sulmit më shumë se 400 anëtarë dhe ndjekës të saj ishin mbledhur nën një tendë në fshatin Khar, afër kufirit me Afganistanin.

Ndërsa ne prisnim që të vinin liderët, pati një shpërthim të fortë. E gjeta veten të shtrirë pranë dikujt që ishte plagosur. Ajri mbante erë mishi të djegur “ ka thënë një dëshmitar që ndodhej pjesë e mitingut në media.

Ndërkohë një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë në provincën Khyber Pakhtunkhëa tha se të paktën 44 njerëz u vranë dhe më shumë se 130 u plagosën. “Ishte një sulm vetëvrasës, sulmuesi hodhi veten në erë shumë afër zonës së prapaskenës”, tha ai.

Fotot e postuara në mediat sociale treguan trupa dhe vullnetarë që ndihmonin viktimat e gjakosura në ambulanca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!