Andrea Barzagli i dha fund karrierës së tij mbushur me trofe 19 majin e kaluar, në barazimin 1-1 kundër Atalantës. Mbrojtësi italian u tërhoq në moshën 38-vjeçare në një mbrëmje që emocionoi tifozët e Juventusit.
I njohur ndryshe si “profesori”, Barzagli është gati të nisë karrierën e trajnerit. Ai do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit, kësaj radhe në stafin teknik të Maurizio Sarrit.
Zyrtarizimi i përfshirjes së Barzaglit në stafin teknik të kampionëve të Italisë është bërë ditën e sotme nga faqja zyrtare e bardhezinjve. Barzagli ka fituar tetë herë rresht titullin kampion në Itali, Bundesligën në vitin 2009 me Wolfsburgun dhe është shpallur kampion bote me Italinë në vitin 2006. /abcnews.al
GOOD NEWS! ? @andreabarzagli2 … is back! https://t.co/s41rO6Iaao pic.twitter.com/JyP1jJVJsw
— JuventusFC (@juventusfc) September 25, 2019