Një infermiere amerikane dhe fëmija i saj u rrëmbyen në Haiti, njoftoi sot një organizatë humanitare, fetare në atë vend.
“Ne mund të konfirmojmë se Alix Dorshenville, gruaja e menaxherit tonë dhe fëmija i tyre u rrëmbyen të enjten në mëngjes, 27 korrik, nga kampi ynë pranë Port-au-Prince,” tha El Roi Haiti në faqen e saj të internetit.
Në njoftim nuk specifikohet gjinia dhe mosha e fëmijës.
“Ne jemi në dijeni të raporteve për rrëmbimin e dy shtetasve amerikanë në Haiti”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. “Ne jemi në kontakt të rregullt me autoritetet Haitiane dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me ta dhe me agjencitë qeveritare të SHBA,” shtoi ai.