Guardiola i sheh si shqetësuese shpenzimet financiare të sauditëve

schedule16:31 - 29 Korrik, 2023

schedule 16:31 - 29 Korrik, 2023

Në pozitat në të cilat ndodhet nuk duhet të trembet nga asgjë.

Pep Guardiola jo më kot është kampion i Anglisë dhe i Europës me Manchester City, por gjithsesi trajneri i shquar thotë se po sheh qartë një rrezik.

Tekniku katalanas, edhe pse fitoi Premier Ligën e Championsin, e ndjen veten të kërcënuar nga një ofensivë financiare që vjen nga larg, pikërisht nga Lindja e Largme.

Alarmi I tij erdhi sidomos pasi ylli i City, Riyad Mahrez, vendosi të pranonte kalimin tek Al Ahli në Ligën Profesioniste të Arabisë Saudite.

Siç citojnë mediat angleze, Guardiola është shprehur se dëshironte që ta mbante algjerianin në skuadër, pasi e cilësonte tepër të rëndësishëm, ndërsa paralajmëron se sauditët mund të marrin yjet kryesorë të Europës.

Al Ahli i dha klubit anglez 30 milionë paundë stërlina, ndërsa rroga e Mahrezit do të jetë 750 000 paundë stërlina në javë, afërsisht 50 milionë euro në vit.

Algjeriani bashkohet në klubin saudit me ish-sulmuesin e Liverpulit, Roberto Firmino, sepse braziliani pranoi transferimin në Xhedah pak javë më parë.

Ofensiva nga Arabia Saudite nisi me marrjen e Cristiano Ronaldos nga Al Nassr pikërisht pas përfundimit të Kupës së Botës në Katar, një lëvizje që pati bujë të madhe.

Më pas, ligën saudite e zgjodhi kapiteni i Realit të Madridit, Karim Benzema, dhe ndonëse Messi e Mbappe nuk i kanë pranuar ofertat, pritet që në shkretëtirë të shkojnë edhe yje të tjerë të mëdhenj nga Europa./ h.ll/abcnews.al