Ministria ruse e Mbrojtjes lëshon akuzat ndaj Kievit: Penguam një sulm me dron në Moskë

schedule08:16 - 28 Korrik, 2023

schedule 08:16 - 28 Korrik, 2023

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka penguar një sulm ukrainas me dron në rajonin e Moskës gjatë natës. “UAV u shkatërrua me anë të mbrojtjes ajrore”, ka thënë ministra ruse përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin kishte njoftuar më parë sulmin, pa specifikuar vendndodhjen e tij. Përpjekja për kundërpërgjigje vjen disa ditë pasi Ukraina mori përgjegjësinë për një sulm me dron në qendër të Moskës.

Një dron u rrëzua pranë Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit rus të hënën, ndërsa një tjetër goditi një ndërtesë zyre në një lagje jugore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!