“Zikaltërit” e Inter e mbyllën në barazim miqësoren e parë të “luksit” në Osaka të Japonisë, ndaj sauditëve të Al-Nassr, ku padyshim një ndër protagonistët në fushën e blertë ishte “fantazisti” italian i mesfushës, Davide Frattesi.
Italiani shënoi golin e barazimit ndaj arabëve, i cili ishte dhe goli i tij i parë me fanellën “zikaltër”. Për mediet pas ndeshjes, Frattesi theksoi se shpreson që diçka të tillë ta bëjë edhe në kampionat sa më shpejt të jetë e mundur.
“Sigurisht që është një ndjenjë e mirë të shënosh, jam i lumtur që ndihmova të merrnim barazimin, shpresoj që diçka të tillë ta bëjë edhe kur të fillojë kampionati.”,- u shpreh “fantazisti” i ri i mesfushës “zikaltër”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: