Mbledhja online e Këshillit Kombëtar të PD/ Bardhi jep arsyen: Nuk marrim dot ambiente me qira për shkak të fondeve

schedule13:57 - 26 Korrik, 2023

schedule 13:57 - 26 Korrik, 2023

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se Këshilli Kombëtar do të mblidhet ditën e nesërme, dy ditë para zgjedhjeve për kreun e ri të PD.

Ai u pyet nga gazetarët se pse kjo mbledhje do të bëhet online, Bardhi tha se në këto momente nuk mund të përdoren fondet e Partisë Demokratike për të marrë dhe shfrytëzuar amebiente me qira.

Bardhi la të kuptohet se portofoli financiar i PD nuk është i mirë dhe në këtë kushte “shpëtimin” duke se e kërkojnë tek mbledhjet online, pavarësisht se Këshilli Kombëtar është organi më i lartë i Partisë Demokratike.

“Së pari, edhe në 20 qershor kur kolegët pretenduan se bënë një mbledhje të Këshillit Kombëtar  kanë patur 23 anëtarë, të cilët kanë marrë pejsë në mbledhjen online. Pjesëmarrja në një mbledhje online, sipas kolegëve është e lejuar, nëse ky numër është 23, 230, apo 330 ky numër nuk bën diferencë sa kohë secili prej anëtareve ka kohë të shpreh vullnetin e tij në mbledhje legjitimit të Këshillit. Ka një rregull se si konfirmohet vullneti i secilit prej anëtarëve kur një mbledhje është online. Secili anëtar, që do marrë pjesë në mbledhje do jetë i dokumentuar. E kam të pamundur në këtë moment, sepse është e pamundur të përdoren fondet e PD për të marrë një ambient me qira. Unë i ftoj kolegët të marrin pjesë në mbledhje dhe të shprehin opinionin e tyre”, tha ai/n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!