Kontingjenti i lojtarëve në dispozicion të Sarrit është shumë i madh. Drejtuesit e Juventusit kanë “blinduar” çdo repart dhe nuk ka pozicion në fushë që nuk është dubluar. Adrien Rabiot ishte një nga goditjet e bardhezinjve në merkaton e verës.
Mesfushori francez erdhi me parametra zero nga PSG. Ai debutoi në javën e parë kundër Parmës. Rabiot zëvendësoi Khedirën në pjesën e dytë dhe luajti 27 minuta, të vetmet deri tani në aventurën bardhezi.
Diçka e tillë e ka acaruar 24-vjeçarin sipas raportimeve të Soccer Link. Mesfushori nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Sarri dhe po pret momentin për të debutuar si titullar.
Trajneri mendon ndryshe për momentin dhe francezit nuk i mbetet veçse të ulë kokën dhe të punojë edhe më shumë. /abcnews.al