EMRI/ Ngacmoi seksualisht 25-vjeçaren, arrestohet ish inspektori i tatimeve

schedule22:13 - 23 Korrik, 2023

schedule 22:13 - 23 Korrik, 2023

Një 25- vjeçare, punonjëse në një subjekt privat është dërguar pa ndjenja në spitalin e Pogradecit. Pas referimit të ngjarjes nga mjekët në polici, kjo e fundit ka nisur hetimet dhe ka marrë në pyetje vajzën pasi ajo ka marrë veten.

Nga deklarimet e vajzës, rezultoi se ajo ishte ngacmuar seksualisht në vendin e saj të punës nga shtetasi Arian Mema dhe për pasojë kishte humbur ndjenjat nga tronditja.

Sipas policisë, 25-vjecarja vuante nga epilepsia dhe ka pësuar tronditje emocionale për shkak të ngacmimit nga 55-vjeçari. E gjithë ngjarja kishte ndodhur teksa Mema ka qenë duke montuar një panel diellor në subjektin ku vajza punonte si pastruese.

Pas deklarimeve të 25-vjeçares me origjinë nga Trebinja e Mokrës, policia ka vënë në pranga Arian Memën me akuzën e ngacmimit seksual.

Arian Mema është i njohur për policinë, pasi për një ngjarje të tillë është akuzuar edhe në 2020, vit kur punonte si inspektor tatimesh në Drejtorinë e Tatimeve të Korçës. Pas arrestimit të atëhershëm, ai u shkarkua nga puna dhe punonte në sektor privat me shitje dhe montim panele diellorë.

Tashmë pas 3 vitesh, ai bie sërish në prangat e policisë sërish me të njëtën akuzë atë të ngacmimit seksual.

Mësohet se ai është shoqëruar në paraburgimin e Korçës nga ku më pas do të njihet në vazhdim me masën e sigurisë nga gjykata./abcnews.al