Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 50-vjeçari shqiptar

schedule21:09 - 23 Korrik, 2023

schedule 21:09 - 23 Korrik, 2023

Një 50-vjeçar shqiptar i cili prej kohësh jetonte në Itali ka humbur jetën në një aksident rrugor.

Mediat italiane theksojnë se 50-vjeçari ndërsa ka qenë duke udhëtuar me motor në periferi të Lugos, është përplasur nga një makinë.

Në momentin kur ka marrë kthesën 50-vjeçari shqiptar që drejtonte motorin është përplasur me një makinë dhe për pasojë ka fluturuar disa metra, duke humbur jetën në vend.



Makina drejtohej nga një grua, 53-vjeçarja nga Sant’Agata sul Santerno e cila raportohet nga mediat italiane se nuk kishte pësuar lëndime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!